• e mërkurë, 26 qershor 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira mesatare lokale

Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira mesatare lokale

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 3 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri 29 gradë. 

Nga DPHM-ja njoftojnë se në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të dobëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë. 

Në ditët e ardhshme, deri në fillim të javës tjetër do të mbajë mot me diell dhe i nngrohtë me vranësira lokale të dobëta deri në mesatare. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i rëndësishëm në gjendjen e motit, e ndjekur me vranësira të shtuara, reshje shiu, shtrëngata lokale, erë e përforcuar dhe rënie e temperaturës. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR