• e hënë, 01 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë deri 38 gradë, pasdite shi dhe bubullima

Mot me diell dhe i ngrohtë deri 38 gradë, pasdite shi dhe bubullima

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura maksimale do të jetë deri 38 gradë, njoftoi DPHM-ja. 

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. UV-indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë 16, ndërsa ajo maksimale 31 gradë.

Më ngrohtë do të jetë të hënën, me temperatura maksimale nga 30 deri 38 gradë. UV-indeksi do të jetë 8. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR