• e martë, 01 tetor 2024

Mot më i ftohtë me vranësira të vogla dhe erë të fuqishme

Mot më i ftohtë me vranësira të vogla dhe erë të fuqishme

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë). Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 22 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 22 gradë.

Nesër do të vazhdojë të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriore me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Pastaj në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten gradualisht. Nga e enjtja priten reshje të reja të shiut kohë pas kohe më të dendura. 

QËNDRONI TË LIDHUR