• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male borë

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male borë

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore të vendit. Në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa në disa nga vendet më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 3 deri 9 gradë. 

Në Shkup, mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët më të larta të luginave reshjet do të jenë të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 5 gradë. 

Sipas parashikimeve të DPHM, të shtunën në male dhe në vendet më të larta do të bie borë. Prej të dielës moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe aty temperatura do të mbetet më e ulët. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR