• e shtunë, 28 shtator 2024

Mot i ngrohtë dhe mjegull e mëngjesit gjatë dy ditëve të ardhshme, prej të mërkurës të reshura të shiut

Mot i ngrohtë dhe mjegull e mëngjesit gjatë dy ditëve të ardhshme, prej të mërkurës të reshura të shiut

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë relativisht i ngrohtë me paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Të reshura lokale të shiut do të ketë në orët e pasditës dhe në mbrëmje të mërkurën dhe të premten. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturës.

Siç kumtoi DPHM-ja, të premten dhe të dielën temperaturat minimale do të lëvizin prej minus tre deri pesë, respektivisht prej prej minus dy deri shtatë gradë Celsius. Temperatura maksimale deri në fund të javës do të jetë në interval prej shtatë deri 21 gradë Celsius.

Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.

Në Shkup moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura do të lëviz prej katër deri 17 gradë Celsius. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR