Mot i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes ftohtë, nga e mërkura shira më të rrëmbyeshëm
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe temperatura të ulëta të mëngjesit. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 6, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri 16 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 07:25, 25 nëntor, 2025
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe temperatura të ulëta të mëngjesit. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 6, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri 16 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe erë të kohëpaskohshme të fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në dy gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa reshje më të rrëmbyeshme priten të mërkurën dhe të enjten kur në malet më të larta reshjet do të kalojnë në borë. Nga e mërkura era do ta ndryshojë drejtimin në veriore. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s