• e hënë, 08 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli

Shkup, 10 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi juglindor, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor e cila do të përforcohet. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 15 gradë.

Në fillim të javës së ardhshme në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të mëdha dhe më të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. 

Të hënën do të fryjë erë e fuqishme jugore, e cila lokalisht do të arrijë shpejtësinë prej 70 kilometra në orë. Në ditët në vijim moti pastaj do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut me intensitet më të dobët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR