• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira erë të lehtë jugore

Mot i ndryshueshëm me vranësira erë të lehtë jugore

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot paradite në pjesët perëndimore do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa në orët e natës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 8 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, përveç të martën në orët e mëngjesit kur kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal. Temperatura e ditës do të jetë në rritje, përveç se nëpër disa lugina ku do të ketë kushte të mjegullës ose vranësira të ulëta.

Nga e enjte pasdite deri të shtunën pritet valë e lagështisë me reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Për shkak të masës më të ftohtë të ajrit nga veriu të premten gjatë ditës dhe të shtunën reshjet do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR