Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, lokalisht mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri 16 gradë.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:49, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, lokalisht mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri 16 gradë.
Në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare në disa pjesë të luginës, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bie deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.
Sipas parashikimeve të DPHM-së, deri të mërkurën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
"Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore (lokalisht mbi 60 kilometra në orë), ndërsa temperatura do të mbetet nën mesataren për këtë kohë të vitit. Nga e enjtja moti do të stabilizohet dhe do të jetë thatë me rritjen e temperaturës ditore", informojnë nga DPHM-ja. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s