• e hënë, 01 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar, përkohësisht e fuqishme (mbi 80 kilometra në orë) nga drejtimi veriperëndimor. Në vendet më të larta dhe në male do të ketë reshje të lehta të borës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 3 deri 12 gradë. 

Në Shkup mot i ndryshueshëm me erë të përforcuar, përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë. 

Të dielën moti do të jetë i ftohtë me erë mesatare deri e përforcuar veriore. Pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes, ndërsa ato gjatë ditës do të rriten. fc/

Fotografia. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR