• e mërkurë, 26 qershor 2024

Mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare veriore

Mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare veriore

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Mot i ndryshueshëm dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët jugore vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë.

Të shtunën do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa më pas, në ditët në vijim në orët e pasdites do të ketë dukuri lokale të reshjeve të shkurtëra të shiut me bubullima. Temperatura e ditës do të jetë në rritje. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR