• e premte, 05 dhjetor 2025

Moskera nënshkruan për Arsenalin

Moskera nënshkruan për Arsenalin

Londër, 25 korrik 2025 (MIA) – Mbrojtësi spanjoll Kristian Moskera (21) ka lëshuar radhët e Valensias dhe ka nënshkruar kontratë me Arsenalin, bën të ditur klubi londinez.

Arsenali dhe Valensia nuk kanë zbuluar detajet rreth transferimit, por mediat angleze raportuan mbrëmë se spanjolli ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me një klauzolë lirimi prej 15 milionë euro.

“Kristiani është një mbrojtës i gjithanshëm që do ta forcojë ekipin tonë. Ai është një lojtar inteligjent me shpejtësi të mirë”, tha trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Moskera është përforcimi i pestë për klubin londinez këtë verë, pasi në "Emirate" arritën Martin Zubimendi (Real Sosiedad), Kepa Arizabalaga (Çellsi), Kristian Norgard (Brentford) dhe Noni Madueke (Çellsi).

Më parë, mediat angleze publikuan se sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës, Viktor Gjokeresh, është gjithashtu pranë nënshkrimit të kontratës me Arsenalin.

FOTO: Arsenal/Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR