• e diel, 12 maj 2024

Morata mund të kthehet në Seria A

Morata mund të kthehet në Seria A

Madrid, 25 prill 2024 (MIA) - Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata përsëri mund të luajë për Juventusin, shkruan gazeta "Marka". Morata është në pronësi të Atletiko Madridit, por e ardhmja e tij është e pasigurt dhe mund ta ndryshojë klubin në verë.

Morata, i cili ka edhe dy vjet nga kontrata me Atletikon, mund të kthehet në Torino, por ekziston edhe opsioni për kompletimin e transferit në Arabinë Saudite. Verën e kaluar ai refuzoi kontratën e vlefshme 50 milionë euro për një sezon nga liga saudite, por këtë verë mund ta ndryshojë pozicionin sepse ka gati 32 vjet dhe kjo mund të jetë kontrata e fundit e madhe në karrierën e tij futbollistike. 

Morata këtë sezon shënoi 20 gola dhe kishte 3 asistime. Spanjolli luajti për Juventusin në vitet  2014-16, ndërsa pastaj edhe në vitet 2020-22. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR