• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Moraçanin: Ndryshimet në Kodin Penal nuk mbështesin një luftë efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Moraçanin: Ndryshimet në Kodin Penal nuk mbështesin një luftë efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Kam votuar "kundër" Ligjit të propozuar për ndryshime dhe propozime të Kodit Penal sepse besoj se këto ndryshime që  u miratuan dje nuk kontribuojnë në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha deputetja Maja Moraçanin nga RDM.

Në një deklaratë për mediat në suaza të pritjes së sotme të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Moraçanin theksoi se ajo që është shumë e rëndësishme për të, dhe për RDM-në si parti është sundimi i ligjit.

Lidhur me pretendimet se ka një marrëveshje ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ajo u përgjigj se nuk ka informacione të tilla.

Në pyetjen se përse janë bërë kaq shpejtë këto ndryshime, ajo theksoi se për zgjidhje të tilla ligjore nevojitet debat publik më i gjerë me përfshirje të ekspertëve.

Kuvendi miratoi dje ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal që shkaktuan reagime në opinion pasi i referohen neneve që "lehtësojnë" dënimet që prekin funksionarët, zyrtarët dhe personat përgjegjës në ndërmarrjet dhe institucionet publike dhe u miratuan për dy ditë. Sipas Qeverisë, e cila i propozoi këto ndryshime me flamur evropian, bëhet fjalë për respektimin e direktivave të Bashkimit Evropian. Për opozitën është një tentativë për të amnistuar zyrtarët aktualë në rast ndryshimi të pushtetit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR