Modriqi bëhet mesfushori më i vjetër që shënon në Seria A
- Futbollisti i Milanit, Luka Modriq shënoi golin e fitores mbrëmë në ndeshjen kundër Bolonjës (1:0) në raundin e 3-të në Seria A.
- Post By Fami Bajrami
- 10:47, 15 shtator, 2025
Milano, 15 shtator 2025 (MIA) – Futbollisti i Milanit, Luka Modriq shënoi golin e fitores mbrëmë në ndeshjen kundër Bolonjës (1:0) në raundin e 3-të në Seria A.
Kroati 40-vjeçar u bë mesfushori më i vjetër që shënon gol në një ndeshje të kampionatit italian.
Rekordi i mëparshëm zgjati 64 vjet i vendosur nga ish mesfushori i Milanit, Nils Lindholm në mars të vitit 1961.
Modriqi iu bashkua Milanit këtë verë, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare.
Foto: EPA