Modriqi arrin në Milano: Jam shumë i lumtur që jam këtu
- Reprezentuesi kroat Luka Modriq pasditen e sotme ka arrit në Milano për t'iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratë njëvjeçare me Milanin, raportojnë mediat lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 13:41, 14 korrik, 2025
Milano, 14 korrik 2025 (MIA) - Reprezentuesi kroat Luka Modriq pasditen e sotme ka arrit në Milano për t'iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratë njëvjeçare me Milanin, raportojnë mediat lokale.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu", deklaroi Modriqi para gazetarëve që e pritën në aeroportin e Malpensës.
“Më presin sfida të mëdha këtu, do të kemi kohë të flasim për gjithçka”, tha futbollisti kroat (39-vjeçar).
Modriqi luajti me Real Madridin në Kupën e botës për klube pasi kaloi 13 sezone me gjigantët spanjoll duke fituar një rekord prej 28 trofesh.
Pasi të nënshkruajë kontratën njëvjeçare me klubin italian, Modriqi do të shkojë në një pushim dyjavor përpara se t'i bashkohet kampit stërvitor të Milanit në fillim të gushtit.
FOTO: EPA