• e enjte, 04 dhjetor 2025

MMJPH: Objekti i përfshirë nga zjarri në Trubarevë posedon leje të vlefshme për menaxhim me mbeturina

MMJPH: Objekti i përfshirë nga zjarri në Trubarevë posedon leje të vlefshme për menaxhim me mbeturina

Shkup, 14 shtator 2025 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njoftoi se objekti për riciklim të baterive dhe mbeturinave elektronike në të cilin dje shpërtheu zjarr posedon leje të vlefshme për menaxhim me mbeturina, të lëshuar nga Ministria.

"Shërbimet kompetente ndërhynë menjëherë dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Me qëllim që të sigurohet informacion i saktë dhe transparent në lidhje me ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve, Ministria ka angazhuar laboratorë të akredituar për të matur cilësinë e ajrit ambiental në zonën e prekur, njoftoi MMJPH në një kumtesë mbrëmë.

Ai njoftoi se rezultatet e këtyre matjeve do të bëhen publike menjëherë pasi të përpunohen.

Ministria njoftoi se do të vazhdojë të informojë rregullisht dhe në kohë publikun për të gjitha aktivitetet dhe gjetjet e mëtejshme që lidhen me ngjarjen.

Në pritje të rezultateve të matjeve, rekomandon që qytetarët në zonën e prekur të marrin masat e mëposhtme mbrojtëse:

1. Qëndroni në shtëpi – Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura, veçanërisht afër vendit të zjarrit.
2. Mbyllni dritaret dhe dyert – Për të zvogëluar  ndësinë e futjes së ajrit të ndotur në hapësirat e brendshme.
3. Fikni ventilimin nga jashtë – Shmangni përdorimin e kondicionerëve dhe sistemeve pa filtra që tërheqin ajër nga jashtë.
4. Mbroni grupet e ndjeshme – Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
5. Përdorni maska mbrojtëse – Nëse duhet të dilni jashtë, përdorni maska të tipit FFP2 ose FFP3.
6. Kujdes me ushqimin dhe ujin – Lani mirë frutat dhe perimet nga kopshtet përreth. Përdorni vetëm ujë nga burime të sigurta.
7. Ndiqni informacionet zyrtare – Informohuni rregullisht përmes kanaleve zyrtare të Ministrisë.

Ministria apelon për qetësi dhe sjellje të arsyeshme dhe siguron se të gjitha institucionet kompetente janë të mobilizuara për të ndjekur dhe menaxhuar situatën, thuhet në kumtesë. sa/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR