• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mlladenovska: Pothuaj 50 për qind nga fëmijët në kopshtet për fëmijë Shkup nuk janë vaksinuar me DiTePer

Mlladenovska: Pothuaj 50 për qind nga fëmijët në kopshtet për fëmijë Shkup nuk janë vaksinuar me DiTePer

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Pothuaj 50 për qind nga fëmijët në kopshtet në Shkup janë të pavaksinuar ose pjesërisht kundër pertusis, ndërsa në brendi mbi 95 për qind nga fëmijët janë vaksinuar, informoi sot drejtoresha e Inspektoratit sanitar shëndetësor shtetëror, Renata Mlladenovska.

ISSHSH, siç tha, i kontrollon edhe kopshtet private për fëmijë.

Fakti se rreth 50 për qind nga fëmijët janë të pavaksinuar ose jo tërësisht, siç vlerësoi, është dështues. Të dhënat janë nga listat që janë dërguar dje në ISSHSH nga kopshtet, ndërsa aksioni do të vazhdojë.

Prej dje, ISSHSH po kryen inspektim nëpër kopshte dhe jep vendim për ndalesë të pranimit të fëmijëve, të cilët nuk janë të vaksinuar ose jotërësisht kundër pertusis.

"Drejtorët na bindën se do ta respektojnë vendimin, e për këtë do të bëjmë inspektim gjatë ditës dhe ditëve të ardhshme", tha Mlladenovska.

Nuk është e saktë, thotë ajo, se një fëmijë pas vaksinës së marrë kundër pertusis duhet të qëndrojë në shtëpi 21 ditë.

"Nga ana e jonë, masë e tillë nuk është urdhëruar. As nga ana e ministrit të Shëndetësisë ose nga Komisioni për sëmundje infektive. Absolutisht është e pasaktë se duhet 21 ditë të qëndrohet në shtëpi pas vaksinës", tha Mlladenovska në pyetje të gazetarëve.

Ajo theksoi se ISSHSH vepron ekskluzivisht pas rekomandimit të marrë nga Komisioni, respektivisht pas vendimit të marrë të ministrit të Shëndetësisë.

Për atë se kur mund të priten rezultatet e para nëse janë pranuar edhe fëmijë të pavaksinuar në kopshte për fëmijë këto ditë, shpreson se gjatë kësaj jave do të ketë informata më të hollësishme.

"Nëse pranohen fëmijë të pavaksinuar dhe nëse pranohen, ISSHSH ka mundësi të veprojë për vendimet e mosrespektuara, respektivisht të shqiptojë gjobë edhe për personin juridik edhe për personin përgjegjës në personin juridik", nënvizoi Mlladenovska. 

Pothuaj 50 për qind nga fëmijët në kopshtet në Shkup janë të pavaksinuar ose pjesërisht kundër pertusis, ndërsa në brendi mbi 95 për qind nga fëmijët janë vaksinuar, informoi sot drejtoresha

Në pyetje nëse edhe tani për fëmijët të cilët nuk mund të vaksinohen për shkaqe të arsyeshme shëndetësore, valid do të jetë vetëm kartoni i nevojshëm nga Klinika për fëmijë, Mlladenovska tha se veprojnë njëjtë si dhe në epideminë me morbile.

Të premten, ISSHSH doli me kumtesë për opiniopnin se prej të hënës, 11 mars, do të fillojë të bëhen mbikëqyrje inspektuese në institucionet parashkollore në territorin e Qytetit të Shkupit, në pajtim me vendimin e marrë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe epideminë e shpallur nga Qendra për shëndet publik - Shkup. 

Nëna e një fëmije gjashtëvjeçar nga komuna e Karposhit për MIA-n në deklaroi se në mëngjes nga kopshti për fëmijë në këtë komunë të Shkupit, janë kthyer fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar tërësisht kundër pertusis (kolla e mirë). bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR