• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mlladenovska për MIA-n: ISHSSH nuk ka marrë njoftim për rastin e të porsalindurit të vdekur në Manastir

Mlladenovska për MIA-n: ISHSSH nuk ka marrë njoftim për rastin e të porsalindurit të vdekur në Manastir

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) për momentin nuk do të veprojë në lidhje me rastin në Spitalin klinik në Manastir, ku lehona me shtatzëni të pakontrolluar ka lindur një foshnjë të vdekur. Nga aty bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë njoftim as nga familja e lehonës dhe as nga organi kompetent lidhur me rastin.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), Renata Mlladenovska, tha për MIA-n se veprojnë vetëm sipas peticionit apo urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të pranuar më parë.

"ISHSSH" për këtë rast nuk ka marrë njoftim as nga familja dhe as nga organi apo institucion kompetent. Ndonjëherë, në raste të tilla, familja nuk dëshiron që situata të bëhet publike. Ne veprojmë vetëm me kërkesë ose urdhër të ministrit. Derisa të marrim njoftim nuk mund të veprojmë", tha Mlladenovska për MIA.

MIA kërkoi deklaratë edhe nga Ministria e Shëndetësisë se a do t'i dërgojnë urdhër ISHSSH-së për mbikëqyrje në spitalin e Manastirit, por nga atje nuk ka pasur përgjigje deri në publikimin e lajmit.

Dje një lehonë me shtatzëni të pakontrolluar në Spitalin Klinik – Manastir ka lindur një foshnje të vdekurm dy muaj pas kthimit nga Gjermania në Manastir.

Sipas drejtoreshës së spitalit klinik të Manastirit, Elizabeta Ivanovska, bëhet fjalë për një aksident në të cilin nëna paraprakisht kishte lindur foshnjë të vdekur. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR