• e enjte, 27 qershor 2024

Mjegull në aksin rrugor Shkup - Demir Kapi

Mjegull në aksin rrugor Shkup - Demir Kapi

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri në 100 metra ka në aksin rrugor Shkup - Demir kapi, informon LAMM.

Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje.

NP Rrugët e Maqedonisë dhe LAMM apelojnë që të vozitni me kujdes dhe të përshtatni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

NP Rrugët e Maqedonisë theksojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR