• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mitrevski: Gashi ta thirrë Komisionin për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit për interpretim të zbatimit të nenit 123 paragrafi 3

Mitrevski: Gashi ta thirrë Komisionin për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit për interpretim të zbatimit të nenit 123 paragrafi 3

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) – Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet i LSDM-së, Jovan Mitrevski sot në konferencë për media kërkoi nga kryetari i Parlamentit Afrim Gashi që ta angazhojë Komisionin për çështje të rregullores dhe mandatit – imunitetit që të thirre mbledhje, ku do të interpretohet zbatimi i nenit 126 paragrafi 3, gjegjësisht të veprojë në mënyrë të njëjtë me ligjin e branitellave, si dhe në rastin me ligjin për huamarrje me Hungarinë. 

“Si nënkryetar i Kuvendit i propozuar nga partia më e madhe opozitare në bazë të nenit 62 paragrafi katër i Rregullores përmes arkivit i kam dorëzuar një shkresë, kërkesë kryetarit të Kuvendit, zotëri Afrim Gashit të detyrojë Komisionin për rregullore dhe çështjet mandati-imuniteti që të thirre mbledhje , ku të interpretohet zbatimi i nenit 126 paragrafi 3, sepse absolutisht nuk pajtohem me shpjegimin e kryetarit për këtë nen të Rregullores, e ka parashtruar kërkesën në fjalë. Nëse në bazë të të njëjtit nen zotëri Afrim Gashi ka mbledhur Komisionin për financim dhe buxhet për borxhin me Hungarinë, që në fakt është obligim i tij, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe për ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë”, thotë Mitrevski.

Ai theksoi se para gati dhjetë ditëve koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski i dërgoi kërkesë kryetarit të Kuvendit që të dorëzojë sqarim nëse dhe kur do ta thirr mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e këtij ligji sipas të njëjtit ditë siç ishte thirre Komisioni për financim dhe buxhet, por se deri në këtë moment nuk kanë marrë sqarim.

Sipas tij, kjo është mundësi që edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të dëshmojnë se, siç thotë, realisht angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa angazhimi i tyre nuk është vetëm deklarativ.

I pyetur se deri kur do të presin për përgjigje, ai thotë se do të prisnin ndonjë periudhë të mençur, gjegjësisht deri në fund të kësaj jave.

Për atë çka nëse Komisioni vërteton se Gashi nuk e respekton Rregulloren, atëherë Mitrevski pret që kryetari të thirre seancë të Komisionit për politikë sociale në bazë të nenit 126 paragrafi 3, njëjtë si rasti me Komisionin për financim dhe buxhet për huamarrjen me Hungarinë. 

Propozim – ligji për branitellat është në procedurë kuvendore, e parashtroi deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska dhe duhet të merret me procedurë të shkurtër, por është bllokuar në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe rini sepse kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti nga radhët e Frontit Evropian i kryesuar nga BDI, nuk cakton mbledhje. fc/

Fotografia:MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR