• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miteva: Qeveria mbetet në qëndrimin se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, pa koment për zhvillimet e brendshme në LSDM

Miteva: Qeveria mbetet në qëndrimin se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, pa koment për zhvillimet e brendshme në LSDM

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria mbetet në qëndrimin se nuk duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm, theksoi zëdhënësja Marija Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media. 

Ajo nuk i komentoi qëndrimet e opozitës se Qeveria në pesë muajt e kaluara nuk ka bërë asgjë për qytetarët, as për konkluzat e takimit mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas se për të mirën e vendit së bashku me zgjedhjet lokale duhet të mbahen edhe ato parlamentare. 

"Si Qeveri mbetemi në qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme janë vetëm shpenzim shtesë", u përgjigj Miteva.

Për qëndrimin e LSDM-së opozitare se spekulimet për ndarje në parti vijnë nga kuzhina e pushtetit, nga Qeveria nuk kanë koment.

"Është e qartë se bëhet fjalë për opsion politik ku ndodhin një numër i madh i problemeve, por si qeveri nuk do të komentojmë për atë se çfarë po ndodhë në kuadër të partisë së tyre politike", tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. qa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR