Mishel: Për të ardhme më të mirë duhet të luftojmë kundër ndryshimeve klimatike dhe atyre që fillojnë luftëra
- Nëse dëshirojmë të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme, duhet të luftojmë për paqe me natyrën dhe kundër ndryshimeve klimatike, por edhe atyre të cilët plotësisht pa përgjegjësi fillojnë luftëra, duke ndikuar ndaj sigurisë së kontinentit evropian dhe tërë botës dhe duke e rrezikuar sigurinë energjetike, porositi kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në fjalimin në hapjen e Samitit të G20 në Nju-Delhi.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:17, 9 shtator, 2023
Bruksel, 9 shtator 2023 (MIA) - Nëse dëshirojmë të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme, duhet të luftojmë për paqe me natyrën dhe kundër ndryshimeve klimatike, por edhe atyre të cilët plotësisht pa përgjegjësi fillojnë luftëra, duke ndikuar ndaj sigurisë së kontinentit evropian dhe tërë botës dhe duke e rrezikuar sigurinë energjetike, porositi kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në fjalimin në hapjen e Samitit të G20 në Nju-Delhi.
"Kriza e Kovid-19 e testoi njerëzimin,duke i zbuluar të gjitha mangësitë dhe ndjehsmëritë, ndërsa tshmë një kohë të caktuar lufta që një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit e filloi kundër Ukrainës e teston botën e bazuar në rregullat ë caktuara sipas kartës së Kombeve të bashkuara, e cila i konsideron sovranitetin dhe integritetin territoriaë për parime të cilat garantojnë paqe, siguri dhe stabilitet", tha Mishel.
Ai i përshëndeti përpjelkjet e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh dhe të Turqisë për ripërtëritje të Marrëveshjes së Detit të Zi për grurin, me çka, siç theksoi, do të mundësohet Deti i Zi të bëhet udhëkryq për tranzit dhe eksport të prodhimeve ushqimore, duke përkujtuar se falë kësaj marrëvehsjeje nga portet ukrainase u dërguan mbi 30 milionë tonë ushqim, kryeisht për vendet e varfëra.
"Dhe një cinizëm i tillë, zotëri përfaqësues rus, jo vetëm që vendosët të tërhiqeni nga kjo marrëvehsje për Detin e Zi, por në të njejtën kohë i sulmoni edhe infrastrukturat e porteve. I bllokoni rrugët të cilat mundësojnë qasje drejt Detit të Zi, e madje edhe deri në Danub. Dhe për të qenë ofendimi më i madh, Rusia u ofron një milionë tonë grurë vendeve afrikane si parodi e bujarisë. Çfarë cinizmi dhe përbuzje ndaj vendeve afrikane", theksoi Mishel.
Sipas tij, përballë një "cinizmi të këtillë absoliutisht të tmerrshëm" të Moskës, ka edhe të tillë të cilët me të vërtetë luftojnë për t'iu ndihmuar popullatave mëç të brishta dhe më të ndjehsme, duke cekur se BE-ja përmes rutave alternative mundësoi eksport të 40 milionë tonëve nga Ukraina.
Mishel theksoi se plotësisht edhe ndryshimet klimatike kanë ndikim të përditshëm në tërë botën, me përballjen e të cilit bota mund të llogarisë në BE.
"Ndryshimet klimatike dhe lufta kundër varfërisë janë dy sfida me të cialt duhet të përballemi së bashku. E dimë se nevojiten më shumë resurse dhe më shumë financa. BE-ja tërësisht i mbështetë nismat e paraqitura nga Antonio Guteresh për reformë të bankave zhvillimore multilaterale - inkluzivitet më i madh, përfshirje e sektorit privat, kapacitet më të madh dinanciar dhe inkluzivitet më i madh", porositi Mishel në fjalimin e tij.
Dje, në prag të samitit, Mishel në konferencën për shtyp në Nju-Delho porositi se ndryshimet klimatike nuk kursejnë askend dhe ngrohja globale do ta godasë secilin, prandaj nevojitet aksion global për arritje të neutralitetit klimatik deri në vitin 2050. ab/
Foto: BE