• e diel, 22 dhjetor 2024

Mishel: Lufta në Ukrainë ka pasoja ndaj njerëzve në mbarë botën

Mishel: Lufta në Ukrainë ka pasoja ndaj njerëzve në mbarë botën

Bruksel, 8 shtator 2023 (MIA) - BE-ja fuqishëm e mbështet Ukrainën dhe kryen presion ndaj Rusisë, sepse "lufta e Kremlinit" po shkatërron jetë jo vetëm në territorin ukrainas, por edhe shumë më larg dhe për shkak të kësaj mbi 250 milion njerëz përreth botës po përballen me mungesë akute të ushqimit, tha sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në konferencën për shtyp para fillimit të Samitit të G20 në Nju Delhi.

Sipas tij, me sulmin e qëllimshëm të porteve ukrainase përmes të cilave shkon eksporti i produkteve ushqimore nga Ukraina, Rusia i privon nga ushqimi ata njerëz që kanë nevojë të madhe për të.

"Është skandaloze që Rusia, pasi e pezulloi nismën e Detit të Zi, i bllokon dhe sulmon portet detare ukrainase. Kjo duhet të ndalet. Anijet me gru duhet të kenë qasje të sigurt përmes Detit të Zi", theksoi Mishel duke shtuar se BE-ja bën përpjekje të sigurojë rrugë alternative për eksport të ushqimit nga Ukraina, përmes të cilave deri tani janë dërguar 41 milionë ton kultura drithërore.

Ai vlerësoi se pikërisht për shkak të sjelljes së tillë ruse, oferta e Moskës për dërgesën e një milionë ton për vendet afrikane është absolutisht cinike.

Mishel u kthye edhe në problemin me ndryshimet klimatike, duke theksuar se përmbytjet, thatësirat dhe temperaturat e larta rekorde janë kërcënim për  mbijetesën e njerëzimit.

"Ndryshimet klimatike nuk kursejnë askënd. Ngrohja globale do ta godasë secilin nga ne. Prandaj, duhet të veprojmë së bashku për të arritur neutralitet klimatik deri në vitin 2050... Duhet të jemi ambicioz dhe kjo do të thotë rritje e përhershme e kapaciteteve për energjinë e rinovueshme dhe dyfishimin e efikasitetit energjetik deri në vitin 2030", tha Mishel.

Duke e theksuar nevojën e përpjekjeve të rritura për sigurim të tranzicionit më të drejtë klimatik, kryetari i Këshillit të BE-së u kthye edhe në sistemin global të financimit, për të cilin vlerësoi se është gjithëpërfshirës, sepse nga ai janë përjashtuar shumë pjesë të botës.

Ai shtoi edhe se bota duhet të përgatitet për "gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore të ardhshme globale", për të cilën nevojitet koordinim multilateral gjatë ballafaqimit me sfidat e mëdha dhe të paparashikueshme të pandemive.

Mishel në atë kontekst përkujtoi se BE-ja para dy vitesh dha propozim për fillimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për shëndet global, të cilat janë paralajmëruar të mbahen në maj të vitit të ardhshëm. sa/

Foto. Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR