• e premte, 22 nëntor 2024

Mishel: Është i papranueshëm evakuimi i civilëve nga Rafah në zona të pasigurta

Mishel: Është i papranueshëm evakuimi i civilëve nga Rafah në zona të pasigurta

Bruksel, 12 maj 2024 (MIA) - Urdhrat për evakuimin e civilëve të bllokuar në Rafah në zona të pasigurta janë të papranueshme, tha mbrëmë kryetari i Këshillit të BE-së, Sharll Mishell.

"I bëjmë thirrje qeverisë izraelite të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të kërkojë që ajo të mos ndërmarrë një operacion tokësor në Rafah. Vendkalimet kufitare duhet të jenë plotësisht funksionale dhe të lejojnë kalimin e ndihmave thelbësore humanitare në kushtet kur në Gaza mbretëron uria", tha Mishel në një postim Iks.

Më tej ai në njoftim thekson se të gjitha përpjekjet duhet të synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim të përhershëm.

"BE-ja është e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në zgjidhjen me dy shtete. Nga ky aspekt, krijimi i një shteti të qëndrueshëm të Palestinës, i cili do të jetojë në paqe dhe siguri me Izraelin, siç parashikohet në rezolutën e OKB-së, është thelbësor, shtoi Mishel në postimin.

Publikimi i Mishel pasoi pas thirrjes së djeshme të ushtrisë izraelite drejtuar civilëve në Rafah për të evakuuar pjesët me popullsi të dendur të qytetit në bregun e Mesdheut, që shihet si një paralajmërim i një operacioni të mundshëm tokësor.

Ndërkohë dje forcat izraelite vazhduan sulmet ndaj pozicioneve të Hamasit në pjesën lindore të qytetit, pasi ditët e mëparshme morën nën kontroll pikën kufitare me Egjiptin që ndodhet në jug të Rafah.

Pas fillimit të operacionit izraelit në pjesën veriore të Gazës, në Rafah, e cila ndodhet në skajin jugor të Rripit, rreth një milion civilë palestinezë gjetën strehim. Megjithatë, sipas operacioneve humanitare, pas njoftimeve të shpeshta për një ofensivë tokësore izraelite, rreth 150,000 njerëz u larguan nga qyteti. ls/

Foto: IKS

 

QËNDRONI TË LIDHUR