• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajllovski: Ilindeni - simbol i fitores sonë të madhe

Misajllovski: Ilindeni - simbol i fitores sonë të madhe

Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me rastin e festës së Ilindenit dërgoi urime deri te pjesëtarët e Armatës, të punësarit në Ministri dhe deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai në urim thotë se "kjo është dita kur kujtojmë revolucionarët e shumtë dhe luftëtarët për Maqedoni të pavarur, të cilët me sakrifikimin e tyre kanë shkruar faqe në historinë e Maqedonisë".

"Kjo është dita e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së parë në Ballkan, por edhe e KAÇKM-së dhe Luftës Nacional-çlirimtare. Kjo ditë është dritë e luftës sonë për vendin tonë, sinonim i ekzistencës sonë! Ditë që është simbol i fitores sonë të madhe!", thotë ministri i Mbrojtjes.

Misajlovski thekson se "në shenjë mirënjohjeje për të gjithë heronjtë e njohur dhe të panjohur të historisë sonë që hodhën themelet mbi të cilat ekziston Maqedonia jonë e sotme, është detyra jonë ta respektojmë dhe festojmë këtë ditë të madhe".

"Obligimi i ynë është të bashkohemi rreth dëshirave të përbashkëta për përparim dhe sukses të Maqedonisë, të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në ndërtimin e shoqërisë bashkëkohore dhe evropiane. Urime Ditën e Republikës - 2 Gushti, Ilinden", theksoi ministri Misajllovski në urimin.

Misajllovski, së bashku me zëvendës kryeministrin dhe ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq dhe ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov vendosi lule në Qendrën memoriale Pelince. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR