• e martë, 24 dhjetor 2024

Miqtë e Ballkanit Perëndimor propozojnë masa për bashkëpunim në rajonin me BE-në

Miqtë e Ballkanit Perëndimor propozojnë masa për bashkëpunim në rajonin me BE-në

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg bashkë me grupin "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" kanë ngritur nismë qëllimi i të cilës është që ta ulë ndikimin e Kinës dhe Rusisë në Evropën Juglindore dhe më afër t'i lidhë vendet ballkanike me Bashkimin Evropian. 

Nisma duhet të jetë në interes të të dyja palëve. Kjo duhet tu mundësojë vendeve kandidate për anëtarësim në BE më zëshëm t'i artikulojnë kërkesat e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë të zhvillojnë solidaritet më të madh dhe unitet evropian në çështjet e jashtme politike, që, sipas mediave austriake, ende nuk është shprehur në disa vende. 

Në këtë mënyrë duhet të sigurohet "aftësim i politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në Bashkimin Evropian", thuhet në dokumentin i cili sot ishte prezantuar në takimin e shefave të diplomacive të BE-së në Bruksel. 

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Shalenberg më 23 qershor në Forumin Evropian Vehau e ka prezantuar grupin "Miqtë e Ballkanit Perëndimor". Bëhet fjalë për grup të anëtareve të BE-së të cilat janë për përshpejtim të qasjes së rajonit në Union dhe duan që t'i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE para anëtarësimit të vërtetë. 

Austria e themeloi atë grup bashkë me Greqinë, Italinë, Kroacinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Çekinë.

Në "non pejperin", i cili sot ishte prezantuar në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, mes tjerash kërkohet që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë të paktën një herë në çdo gjashtë muaj në ato takime të shefave të diplomacisë së BE-së. 

"Meqenëse rajoni është i ekspozuar ndaj faktorëve destabilizues, si ndikimi malinj i vendeve të treta, kërcënimet hibride, dezinformimi dhe migrimi i paligjshëm, kjo agjendë duhet t'i japë gjithashtu impulse të reja bashkëpunimit në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe të krijojë shkëmbim të rregullt të strukturuar të pozicioneve me partnerët tanë në përputhje me procesin e vendosur të BE-së dhe politikën e saj", thuhet në dokument.

"Duke qenë se presim që partnerët tanë të orientohen drejt politikës së jashtme të BE-së, besojmë se një dialog i tillë më intensiv do të thellojë mirëkuptimin e qëndrimeve të BE-së. Bashkëpunimi do të na lejojë të kundërshtojmë presionin e jashtëm dhe narrativat ruse dhe të tjera të dëmshme në rajon që janë të papajtueshme me vlerat e BE-së dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla", thuhet në "non pejperin".

Në dokument propozohet edhe pjesëmarrje e vendeve nga Ballkani Perëndimor në takime joformale të ambasadorëve të BE-së, vizita më të koordinuara në rajon, si dhe miratim të rregullave për fjalor të përbashkët kur bëhet fjalë për vende të treta. 

Ishin propozuar edhe takime të rregullta pune me ekspertë nga sfera e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat do t'i plotësojnë bisedimet mes BE-së dhe kandidatëve në lidhje me gjyqësorin dhe sundimin e drejtësisë. Përmendet edhe fuqizimi i bashkëpunimit në sferën e sigurisë kibernetike. 

Një nga propozimet është trajnimi i diplomatëve të rinj nga Ballkani Perëndimor me vendet nënshkruese të nismës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR