• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Minoreni që e ka kryer masakrën në SHF "Vlladisllav Ribnikar" është sjellë në gjykatë

Minoreni që e ka kryer masakrën në SHF

Beograd, 8 tetor 2024 (MIA) - Minoreni K.K. (14), i cili ka kryer vrasje masive në shkollën fillore "Vlladisllav Ribnikar" sot është nxjerrë në Gjykatën Speciale në Beograd ku duhet të dëshmojnë në procesin gjyqësor kundër prindërve të tij Milana dhe Vladimir Keçamanoviq. Ai për herë të parë është nxjerrë nga institucioni i psikiatrisë, në të cilën është prej kur e ka kryer krimin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Fëmija, vrasës masiv është sjellë me auomjet të Ndihmës së shpejtë, i shoqëruar nga policia dhe në gjykatë do të merret në pyetje si dëshmitarë. Para Gjykatës speciale ka polici të armatosur që ta sigurojnë gjykimin, në të cilin krahas avokatëve marrin pjesë edhe të dëmtuarit.

Prindërit e fëmijëve të vrarë marrin pjesë në gjykim, të tronditur, të pikëlluar dhe me lot në sy.

Në këtë rast gjykohen prindërit e djalit Vladimir dhe Milana Kecmanoviq dhe instruktorit të poligonit të qitjes Nemanja Marinkoviq, i cili akuzohet për veprën penale dhënie e deklaratës së rreme.

K.K., i cili më 3 maj të vitit të kaluar kreu vrasje masive në shkollën fillore "Vlladisllav Ribnikar", sot për herë të parë ballë për ballë do të takohet me familjet e viktimave të tij, por edhe me prindërit tij, me të cilët e ka të ndaluar që nga ngritja e aktpadisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR