Ministrja shqiptare e punëve të brendshme shkarkoi zëvendësin e saj për tymosjen e duhanit në restorant
- Ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka shkarkuar zëvendësin e saj, Andi Mahila, për mosrespektim të ndalimit të pirjes së duhanit në një restorant.
- Post By Sara Ademi
- 07:50, 23 shtator, 2025
Tiranë, 23 shtator 2025 (MIA) - Ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka shkarkuar zëvendësin e saj, Andi Mahila, për mosrespektim të ndalimit të pirjes së duhanit në një restorant.
Mbrëmë në një postim në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk shënoi se vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit nga detyra e ka marrë pas ankesës së marrë nga një bashkatdhetar në Nju-Jork.
Në ankesë thuhet se zëvendësministri Mahila piu cigare në një restorant gjatë një vizite në SHBA, gjë që shkaktoi shqetësim tek të pranishmit.
"Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Nju-Jork, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra", shkruan Koçiu.
Ministrja thekson se sjellja e tillë nuk mund të konsiderohet një gabim i pafajshëm, por shkelje e qartë e ligjit.
"Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme", shton ajo.
Albana Koçiu është gruaja e parë që drejton policinë në historinë e Shqipërisë. Ajo ishte Ministre e Shëndetësisë në qeverinë e mëparshme. sa/
foto: Skrinshot nga Top Çanel