• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrja Petrovska në takime në selinë e NATO-s në Bruksel

Ministrja Petrovska në takime në selinë e NATO-s në Bruksel

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të Mbrojtjes si dhe në disa takime të organizuara me në margjinat e takimit ministror.

Në takimin ministror, ​​siç njofton Ministria e Mbrojtjes, pritet të diskutohet për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnus, Lituani në korrik 2023, si dhe hapat për forcimin e konceptit të Aleancës për mbrojtjen dhe parandalimin, ndërsa do të diskutohet dhe për nevojën e mbajtjes së investimeve në mbrojtje me minimum prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas agjendës, ministrja Petrovska do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën të kryesuar nga SHBA, në Komisionin e NATO-Ukrainë, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes të Suedisë dhe Ukrainës si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhosep Borel, ndërsa të takohet dhe me kolegë ministra të Mbrojtjes nga vendet e SHBA- Kartës së Adriatikut.

Ministrja në selinë e NATO-s, do të marrë pjesë edhe në takimin kushtuar forcave shumëkombëshe të NATO-s në Letoni nën udhëheqjen e Kanadasë, ku ushtarë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e kontingjentit slloven.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Veriatlantik të NATO-s, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, janë planifikuar disa takime të ndara me ministrat e Mbrojtjes nga vendet aleate. 

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR