• e hënë, 01 korrik 2024

Ministrja Gërvalla: Një luftë e re në Ballkan do të ishte e mirëpritur për Rusinë

Ministrja Gërvalla: Një luftë e re në Ballkan do të ishte e mirëpritur për Rusinë

Prishtinë, 30 maj 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkan dhe të krijoj një luftë të re në mënyrë që Perëndimi të mos fokusohet në Ukrainë, shkruan gazeta "Koha ditore", duke cituar intervistën e djeshme për NatSecDiy.

Në intervistë Gërvalla paralajmëron se ambiciet territoriale të presidentit rus Vlladimi Putin nuk ndalen në kufirin ukrainas. Sipas saj "fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të sigurojë stabilitet afatgjatë edhe në "Ballkanin jo të qetë".

"Strategjia e Putinit është që ta mbajë Perëndimin me konflikte të ndryshme. Prandaj, një luftë e re në Ballkan do të ishte e mirëpritur për Rusinë", ka thënë ajo. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR