• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Ministrja e Financave me siguri javën e ardhshme do të udhëtojë për vizitë në Hungari

Ministrja e Financave me siguri javën e ardhshme do të udhëtojë për vizitë në Hungari

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me siguri javën e ardhshme do të udhëtojë për në Hungari, po në fillim, siç thotë, duhet të arrijë marrëveshja bilaterale.

Maqedonia e Veriut ka dakorduar hua prej gjysëm miliardë euro nga Hungaria, ndërsa lajmim për këtë e publikoi kryeministri Hristijan Mickoski nga Samiti i NATO-s në Uashington.

Sipas deklaratave të kryeministrit, huaja merret me kushte të volitshme me normë të interesit prej 3,25 për qind, tre vjet grejs periudhë dhe 12 vjet afat të pagesës, që do të thotë gjithsej 15 vjet.

Për të, sipas kryeministrit, do të përpunohet ligj special, të cilin përmes procedurës transparente, Qeveria do ta dorëzojë deri te Kuvendi dhe deputetët nga të gjitha partitë politike do të kenë mbikëqyrje në të.

Gjysma nga huaja do të dedikohet për projekte për komunat, ndërsa gjysma tjetër për kompanitë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR