• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë në ESG Adria Summit 2025 në Tivar

Ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë në ESG Adria Summit 2025 në Tivar

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Buriemeve Minerale, Sanja Bozhinovska, merr pjesë në hapjen e edicionit të tretë të ESG Adria Summit 2025, i cili po mbahet në Tivar, Mali i Zi. Samiti u hap zyrtarisht nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në prani të kryeministrit Milojko Spajiq dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë. 

 ESG Adria Summit është platforma më e madhe rajonale dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe politikave ESG (Environmental, Social, Governance). Këtë vit, samiti mbledh së bashku më shumë se 700 pjesëmarrës, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, udhëheqës biznesi, institucione financiare dhe organizata ndërkombëtare.

Ministrja Bozhinovska, siç njoftojnë nga Ministria për Energjetikë, Minierave dhe Burimeve Minerale, do të marrë pjesë në disa panele dhe diskutime të dedikuara për tranzicionin energjetik dhe financimin e qëndrueshëm, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe përpjekjeve të vendit tonë në këto fusha.

Ministrja Bozhinovska do të mbajë fjalim në disa sesione të rëndësishme: „High-Level Panel: Mobilizimi i kapitalit për projektet e gjelbërta – ku do të diskutojë për strategjitë për tërheqjen e kapitalit për projektet e gjelbra në rajon". "Ankandet e energjisë si katalizatorë për shpërndarjen e burimeve të energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor – panel i organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e fokusuar në rolin e ankandeve të energjisë në përshpejtimin e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor", dhe "Integrimi i tregut të energjisë elektrike dhe CBAM – Preparing Utilities for the Future (Side Event)“ – ngjarje e organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Në këtë sesion ministrja do të bëjë një prezantim 15-minutësh së bashku me ministrin Admir Shahmanoviq. 

 Përveç pjesëmarrjes në këtë panel, ministrja Bozhinovska do të realizojë edhe disa takime dypalëshe në margjinat e samitit me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjetikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR