• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: 21 persona janë vrarë për disa orë pas përfundimit të armëpushimit

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: 21 persona janë vrarë për disa orë pas përfundimit të armëpushimit

Gazë, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gazë e udhëhequr nga Hamasi njoftoi se 21 persona janë vrarë në orët e para pas përfundimit të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe vazhdimit të luftërave. 

Në disa bombardime në territorin palestinez pas orës 7 sipas kohës lokale (5:00 sipas Griniçit), zëdhënësi i ministrisë Ashraf al Kudra njoftoi se janë vrarë 21 persona, prej të cilëve dy persona në Beit Lahia, pjesën veriore të Rripit të Gazës, pastaj shtatë persona në Magazi në pjesën qendrore të Rripit, një person në qytetin Kan Junis, pjesa jugore e Rripit të Gazës, dy në qytetin Hamad, në jug të Kan Junis dhe nëntë persona në Rafah, pjesa jugore e Rripit të Gazës. fc/

Fotografia: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR