• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë do të formojë komision për rastin me foshnjën nga Resnja

Ministria e Shëndetësisë do të formojë komision për rastin me foshnjën nga Resnja

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë do të formojë komision i cili do të duhet të konfirmojë nëse ka lëshime në mjekimin e lehonës dhe foshnjës nga Resnja e cila javën e kaluar ndërroi jetë 30 orë pas lindjes.

Me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një deklaratë për mediat tha se një komision i tillë do të formohet. 

"Duhet të bëjmë pasi Inspektorati mendon ashtu. Sot pranova një brifing të shkurt edhe për këtë. Do të bëjmë komision dhe menjëherë të dalin dhe të konstatojë se çka ka ndodhur", deklaroi Taravari i cili pas marrjes së funksionit i vizitoi klinikat kirurgjike në Shkup.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas kryerjes së mbikëqyrjes së jashtëzakonshme njoftoi se do të inicojë formimin e një komisioni me qëllim që të konfirmohet nëse ka pasur lëshime në mënyrën e mjekimit. Siç informuan sot nga aty mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese ishte bërë më 20 qershor në spitalin e Manastirit dhe në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup, si dhe në institucionin privat shëndetësor "Dr. Toni" në Manastir.

Nga mbikëqyrja në dokumentacionin neonatologjik është konstatuar se lehona ishte sjellë dhe gjatë lindjes ka pasur lëkurë të gjallë, ton të dobësuar, reflekse të dobësuara dhe bradikardi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR