• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës pas protestës së punonjësve të Filarmonisë: Po punohet intensivisht për një zgjidhje që do ta ndajmë së shpejti

Ministria e Kulturës pas protestës së punonjësve të Filarmonisë: Po punohet intensivisht për një zgjidhje që do ta ndajmë së shpejti

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Ministria e Kulturës është duke punuar intensivisht në zgjidhjen që së shpejti do ta ndajë me të gjithë të interesuarit. Në fakt, këtë ua ka premtuar ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska në disa takime, njoftoi Ministria pas protestës së sotme të punëtorëve të Filarmonisë për shkak të vendimit që Orkestra Kombëtare e Xhazit të vendoset në objektin e Filarmonisë.

Nga Ministria theksuan se besojnë se filarmonistët së shpejti, kur të dëgjojnë vendimin, do të kuptojnë se me vendimin për qëndrimin e përkohshëm të muzikantëve të xhazit në Filarmonikë deri në rregullimin ligjor të IN-së së tyre, askush nuk ka pasur qëllime të fshehta.

“Nuk ka asnjë logjikë që Ministria e Kulturës, nën juridiksionin e së cilës janë të gjitha institucionet kombëtare, përfshirë Filarmoninë dhe Orkestrën e sapoformuar të zhazit, të punojë në dëm të ndonjërit prej tyre”, theksohet në kumtesën e Ministrisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR