• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë i ndan për përdorim të përhershëm dy hapësira Gjykatës Themelore Civile Shkup

Ministria e Drejtësisë i ndan për përdorim të përhershëm dy hapësira Gjykatës Themelore Civile Shkup

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë do t'i ndajë për përdorim të përhershëm dy hapësira Gjykatës Themelore Civile Shkup, pa kompensim, për çka Qeveria në seancën e sotme i miratoi dy vendime.

Vendimet janë miratuar me propozim të Ministrisë së Drejtësisë e cila deri më tani ishte shfrtëzuese e dy hapësirave.

"Gjykatat e kanë obligim ligjor, në pajtim me Ligjin për noterinë, që të ofrojnë kushte dhe kapacitete hapësinore për lëndët e arkivuara të noterëve të cilëve u ka pushuar shërbimi noterial ndërsa problem të tillë, me sigurimin e kushteve hapësinore për këtë qëllim, sipas Ministrisë së Drejtësisë, ka pasur Gjykata Themelore Civile Shkup. Për këto arsye, Qeveria me vendimet e marra i jep Gjykatës Themelore Civile Shkup në shfrytëzim të përhershëm dy hapësira në rr. “Goce Dellçev” nr. 18 në Shkup, në objektin e Radio Televizionit të Maqedonisë, ku është paraparë të vendosen lëndët e arkivuara të noterëve të cilëve u është ndërprerë shërbimi noterial për shkak të pensionimit, në zonën e gjykatave themelore të Qytetit të Shkupit ndërsa për të cilat, Ministria e Drejtësisë njoftoi se është bërë inventarizimi dhe përzgjedhja e duhur", informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Foto:Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR