• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri Toshkovski pozitiv në Kovid-19

Ministri Toshkovski pozitiv në Kovid-19

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në faqen e tij në Fejsbuk njoftoi se është pozitiv në Kovid-19. 

Siç informon ministri, këtë javë detyrat e punës do t'i kryejë nga shtëpia, deri sa të zhduken simptomat. 

"Ju informoj se sot në mëngjes në Qendrën Klinike "Nëna Terezë" pas testimit të bërë për Kovid-19, rezultatet të cilat i mora janë pozitive. Këtë javë detyrat e punës do t'i kryej në izolim nga shtëpia, deri në zhdukjen e simptomave", shkroi Toshkovski në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR