• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri Toshkovski në takim me ambasadoren Ageler: është konfirmuar mbështetja e fuqishme nga SHBA-ja për reformat në MPB

Ministri Toshkovski në takim me ambasadoren Ageler: është konfirmuar mbështetja e fuqishme nga SHBA-ja për reformat në MPB

Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim tet-a-tet me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Ageler. Takimi, siç informoi Toshkovski përmes rrjeteve sociale, ishte i sinqertë dhe përmbajtësor, me fokus në avancimin e bashkëpunimit bilateral.

"Takimi e konfirmoi bashkëpunimin e afërt dhe përcaktimin e përbashkët për prëforcim të institucioneve dhe modernizimin e sistemit, si themel për përballje të suksesshme me krimin dhe korrupsionin", shkroi ministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se partneriteto me SHBA-në sjellë mbështetje të fuqishme për reformat në MPB të kahëzuara drejt policisë profesionale dhe efikase, e cila do të mundësojë siguri, drejtësi dhe besim të rritur tek qytetarët. ab/

Foto:Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR