• e premte, 22 nëntor 2024

Ministri Toshkovski mori pjesë në aktivitetet parandaluese të Njësisë për parandalim në SPB Shkup

Ministri Toshkovski mori pjesë në aktivitetet parandaluese të Njësisë për parandalim në SPB Shkup

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot 14.04.2024, së bashku me zëvendësministrin plotësues në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Cvetan Tripunovski, Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe kryetarin e komunës së Sopishtës, Stefçe Tërpkovski iu bashkuan kampanjave parandaluese-edukative të realizuara nga Njësia për parandalim në SPB Shkup me moton “Të mbrojmë pyjet nga zjarret”, “Prerja e paligjshme e druve dhe krimi” dhe “Mos lini sende me vlerë në veturën tuaj”, informoi sot MPB.

Ky aktivitet është zhvilluar në zonën e Komunës së Sopishtës, përkatësisht në zonën për piknik të Kozjakut. Synimi kryesor është rritja e kulturës së sigurisë tek banorët e komunës dhe vizitorët në këtë vend piknik, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve.

"Në fakt, gjatë aktivitetit u vu në pah djegia e shpeshtë e pyjeve gjatë pregatitjes së skarës, si dhe rreziku për shkaktimin e zjarreve nga pakujdesia", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Njëherit, vizitorëve të pranishëm iu shpërndanë materiale edukative, gjegjësisht fletëpalosje, në të cilat janë shkruar rekomandime edukative me qëllim ngritjen e vetëdijes për sigurinë. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR