• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri Spasovski: Ndryshimin e Kodit Penal e shoh si mundësi për procedura të shpejta dhe efikase me konfiskim të zgjëruar të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme

Ministri Spasovski: Ndryshimin e Kodit Penal e shoh si mundësi për procedura të shpejta dhe efikase me konfiskim të zgjëruar të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konsideron se duhet të ndërmerren një sërë masash dhe aktivitetesh, duke përfshirë ndryshimet e rregulloreve ligjore, të cilat do të kontribuojnë në luftën më efektive kundër korrupsionit dhe krimi në shoqëri, në atë drejtim ai i sheh ndryshimet në Kodin Penal.

“Kur flas për efikasitet, do të thotë të ketë procedura efikase, të shpejta në të cilat ata që kanë shpërdoruar pozitat e tyre dhe janë përfshirë në korrupsion të lartë, të ndiqen penalisht në mënyrë shumë të shpejtë dhe efikase dhe gjithçka që kanë fituar të konfiskohet dhe të kthehet. Pra, ndryshimin e Kodit Penal nuk e shoh si problem, por si mundësi. Dua të përmend se nuk bëhet fjalë fare për një Ligj me të cilin do të ketë amnisti, nuk mund të ketë amnisti për askënd! Është në përputhje të drejtpërdrejtë me direktivën e Bashkimit Evropian, e cila parashikon konfiskim të zgjëruar", thotë Spasovski.

Ai kujtoi se procedurat gjyqësore zgjasin shumë, me vite të tëra, dhe ndonjëherë ato përfundojnë pa konfiskim të pasurisë.

“Nëse shikoni historikisht, do të shihni se nga viti 90, deri diku në vitin 2017, kemi pasur vetëm tre konfiskime të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Fakti që proceset gjyqësore zgjasin shumë, që të gjithë zyrtarët janë sjellë në një nen “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, pa specifikuar veprat e kryera penale, është problem edhe në sistemin juridik. Dhe kjo gjë nuk gjendet askund në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ka një sërë të veprave penale në të cilat krimet e kryera nga zyrtarët mund të nënkuptohen dhe të mbajnë përgjegjësi”, shpjegoi Spasovski, duke shtuar se me këtë do të shmangen situatat në të cilat nën të njëjtin nen do të përfshihen dhjetëra bartës të funksioneve dhe duke e bërë këtë do të dëshmojnë nëse është keqpërdorur apo jo detyra, nëse janë marrë masa të mjaftueshme, nëse ka pasur prova të mjaftueshme, dhe ka një vepër tjetër penale për të cilën janë plotësuar elementet, është plotësuar thelbi i asaj vepre.

Ministri Spasovski është i vendosur se me ndryshimet e Kodit Penal në radhë të parë nuk shfuqizohet vepra penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare”. Ata anulojnë një paragraf prej tij dhe prokurori ka mundësi të riklasifikojë veprën në bazë të provave që disponon.

“Pra nuk bëhet fjalë që nuk mund të mbahet përgjegjësi, që dikush bën të mundur që me ndryshimin e këtij ligji të mos mbajë përgjegjësi. Bëhet fjalë për faktin se autoritetet hetimore, organet e para-hetimit duhet të jenë inventiv dhe të përdorin veprat penale që janë një numër i madh në Kodin Penal dhe mbi këtë bazë të mbajnë përgjegjësi. Siç thashë, është një problem serioz. Ju keni procedura të hapura në vitet 2015, 2016, 2017 dhe deri më sot nuk ka një vendim përfundimtar. Ky është problemi kyç në shoqërinë maqedonase, qytetarët duan të shohin kontinuitetin e procedurave, që nga momenti i hapjes së procedurës të shihet situata përfundimtare, të vuajnë dënimi me burg dhe të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme, nëse ka”, tha Spasovski, duke shtuar se ndryshimet e Ligjit nuk krijojnë mundësi që dikush të lirohet nga akuzat.

I pyetur nëse ka marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës me ndryshimet në Kodin penal për të shpëtuar ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe zyrtarë të tjerë të partisë opozitare dhe në këmbim të sigurohen vota për miratimin e amendamentet kushtetuese, ministri Spasovski përkujtoi se për Gruevskin janë duke u zhvilluar një sërë lëndësh për të cilat parashkrimi mund të pritet në vitin 2036, dhe ka raste për të cilat nuk është zhvilluar procedura pikërisht për shkak se nuk ka qenë në dispozicion.

“Sa i përket organizimit të ngjarjeve të 27 prillit, parashkrimi duket se është pas 40 vitesh. Tregon se nuk ka asnjë bazë për të përjashtuar askënd nga përgjegjësia penale, madje as atë. Si do të anulohen ato procedura që kryhen këtu në institucione?! Kjo është e mundur vetëm me një amnisti dhe ne sot nuk e kemi një gjë të tillë. Kështu që të gjithë këta zyrtarë aktualë dhe ish-funksionar absolutisht të mos përjashtohen nga ndryshimet në këtë ligj”, nënvizoi Spasovski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR