• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri Perinski në takim me kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor

Ministri Perinski në takim me kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski sot në takim me kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor ka hapur të gjitha çështjet prioritare me të cilat ballafaqohen autoritetet lokale.

Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, ministri Perinski theksoi se më e rëndësishmja është prioritizimi i nevojave të qytetarëve dhe me projekte të mira do të afrohet drejt zgjidhjes së tyre efektive.

 

"Qeveria siguroi mjete dhe zgjidhja e nevojave të qytetarëve është prioritet për ne, andaj komunat duhet të tregojnë gatishmëri për realizim efikas të 100 milionëve në dispozicion vetëm për këtë vit", shtohet në kumtesën.

Në takim u theksua se ministria e vetëqeverisjes lokale do të sigurojë të gjitha kushtet që procesi i grumbullimit të projekteve dhe kontrolli i tyre të jetë efikas dhe transparent.

"Të gjitha komunat kanë mundësi të barabarta, ky është një shans për të treguar vullnet që komunat të kenë kapacitet për të realizuar mjete edhe më të mëdha nga viti i ardhshëm. Qëllimi i qeverisë është që për disa vite të tejkalohen çështjet ekzistenciale me të cilat qytetarët nuk duhet të përballen në kushtet e sotme, si përmirësimi i infrastrukturës rrugore, infrastrukturës komunale dhe sociale. Presim projekte që do të zgjidhin problemet reale dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve në të gjithë vendin", tha Perinski. ls/

 

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR