• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Murtezani merr pjesë në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel

Ministri Murtezani merr pjesë në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel

Bruksel, 24 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot po qëndron në Bruksel, ku me ftesë të kryesisë hungareze me Këshillin e BE-së, do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).

Temë kryesore e takimit të GAK është Raporti i Komisionit evropian për sundimin e së drejtës për vitin 024, me të cilin prej këtij viti, krahas vendeve anëtare të BE-së janë prëfshirë edhe katër shtete nga Ballkani Perëndimor të përfshira në procesin inkuadrues - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

Për ato shkaqe, në mbledhjen e sotme të ministrave apo sekretarëve shtetërorë për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së janë ftuar edhe përfaqësues të katër vendeve nga rajoni.

Në takimin e GAK-së do të marrin pjesë edhe nënkryetari ekzekutiv i Komisionit evropian për Marrëveshjen e gjelbër evropiane, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe parashikueshmëri, Marish Shefçoviç dhe eurokomisarët për drejtësi dhe për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Didie Rejnders dhe Oliver Varheji.

Министрите за европски прашања на земјите членки на ЕУ пристигнаа во Луксембург утрово за Советот за општи работи на кој сите очекуваат одлука за првата меѓувладина конференција со Северна Ма

Siç kumtoi Këshilli i Evropës, në mbledhje është paraparë të zhvillohet diskutim për gjendjen me sundimin e së drejtës në vendet anëtare të BE-së, ndërsa veçanërisht edhe "të këmbehen mendime për trendin e përgjithshëm të gjendjes me sundimin e së drejtës" në katër vendet kandidate për anëtarësim. 

Në Raportin e KE-së për sundimin e së drejtës 2024 bëhet analizë e gjendjeve në katër sfera kyçe - sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, pluralizmin mediatik dhe lirinë e mediumeve dhe çështjet institucionale lidhur me mekanizmat kontrollues.

Në pjesën e Raportit për vendin ceket se janë kryer disa valë të reformave në jurisprudencë dhe është miratuar strategji e re për jurisprudencën me qëllim që të përmirësohet pavarësia, efikasiteti dhe profesionizmi i sistemit juridik, por mejgithatë pandëshkueshmëria e gjyqësisë dhe kapaciteti institucione për mbrojtjen e tij nga ndikimi joadekuat edhe më tej paraqet arsye për shqetësim serioz.

"Niveli i pavarësisë së konstatuar në gjyqësi është mjaft i ulët. Shqetësimi mbetet edhe lidhur me funksionimin dhe pavarësinë e Këshillit gjyqësor, edhe pse janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Vendimet për emërim të prokurorëve publik dhe gjykatësve ishin kritikuar nga shoqëria civile se nuk janë bazuar në kritere objektive", ceket në Raport.

Sipas KE-së, janë ndërmarrë masa për përmirësim të transparencës në gjyqësi dhe janë vendosur kode etike për prokurorët dhe gjykatësit, por mjetet e kufizuara financiare ndikojnë në autonominë e tyre financiare, ndërsa deficiti i resurseve njerëzore mund të ndikojë në cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

Во Албанија за две и пол години од кога почна процесот, досега со ветингот, односно проверка на потеклото на имотот и вмешаност во криминални активности, што го спроведува независна комисија

Në raport ceket edhe se është vendosur strategji gjithpërfshirëse nacionale, por se ka stagnim në implementimin e saj.

"Rreziku i madh nga korrupsioni mbetet i përhapur në shumë sfera. Ndryshiemt e kohëmëparshme të Kodit penal e dobësuan kornizën juridike, duke ndikuar negativisht në përballje me korrupsionin, posaçërisht në rastet e korrupsionit në nivel të lartë. Kufizimet e resurseve dhe mungesa e bashkëpunimit mes pushteteve nacionale e pengojnë përballjen efikase me korrupsionin dhe e pengojnë vendosjen e evidencës stabile për raste të korrupsionit në nivel të lartë", konsideron Eurokomisioni, duke cekur se Komisioni shtetëror për parandalim të[ korrupsionit ka vazhduar me përpjekjet për përmbushje të mandatit të vet edhe krahas resurseve të kufizuara.

Në dokument vlerësohet edhe se mbeten "sfidat lidhur me transparencën rreth pronësisë së mediumeve", si dhe shqetësimi lidhur me elemente të caktuara të vendosjes së sërishme të reklamimit të financuar nga shteti.

Eurokomisioni thekson se servisi radiodifuziv publik po përballet me sfida, si dhe se krahas asaj që Agjencia për mbrojtje të qasjes së lirë drejt informatave të karakterit publik siguron qasje drejt tyre edhe përkundër resurseve të kufizuara, megjithatë mbetet shqetësimi për refuzimet dhe zvarritjet në sigurimin e qasjes drejt këtyre informatave.

"Masat ligjore i përforcuan garancat legale për mbrojtje të gazetarëve, por emgjithatë janë vërejtur kërcënime dhe akte të dhunës ndaj gazetarëve", shtohet në Raport.

Raporti thekson edhe se, edhe pse ekziston kornizë ligjore dhe regjistra për lobim, tani për tani akoma nuk ka lobistë të regjistruar, se është përditësuar Ligji për mbrojtje të informatorëve, por edhe se ka "disa boshllëqe" lidhur me financimin e partive politike.

Sipas KE-së, polarizimi politik në Kuvendin e RMV-së shkaktoi vonesë të miratimit të ligjeve, që çoi drejt "përdorimit t tepërt. e ndonjëherë edhe joadekuat të procedurave të përshpejtuara ligjvënëse".

"Mbeten mangësi në zbatimin e proceseve për krijim inkluziv të politikave në baza të dëshmive. Zyra e Avokatit të popullit nuk ka mjaft resurse, ndërsa sfidat për ndjekje sistematike të rezultateve të saj dhe rrekomandimet mbeten. Organizatat qytetare punojnë në mjedis të përgjithshëm adekuat, por mbeten sfidat për t'u siguruar angazhim i qëndrueshëm në krijimin e politikave", konkludohet në pjesën e Raportit vjetor për sundim të së drejtës në BE për vitin 2024 kushtuar vendit.

Përndryshe, në mbledhjen e GAK-së, krahas për Raportin për sundimin e së drejtës, do të bëhet fjalë edhe për një pjesë të prioriteteve të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, si dhe për përgatitjet e Samitit të ardhshëm të Unionit, të paraparë për më 17 dhe 18 tetor 2024, me diskutim rreth projekt rendit të ditës për takimin e shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të bllokut. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR