• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri Mucunski u takua me ambasadorin francez Le Rigoler

Ministri Mucunski u takua me ambasadorin francez Le Rigoler

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, TImço Mucunski sot pati takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, ku u bisedua pë çështjet aktiale lidhur me integrimin evropian të vendit tonë, rolin e Francës dhe mundësitë për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, kumtoi MPJdheTJ.

Ministri Mucunski e ceki rëndësinë e angazhimit të përforcuar dhe mbështetjes së Francës, si vend kryesor anëtar i BE-së, për vazhdimin e procesit të inkaudrimit të vendit tonë dhe rajonit. Ai e riafirmoi përkushtimin e vendit për përshçejtim të rrugës eurointegruese dhe zbatimin e reformave në sferat kyçe, siç janë sundimi i së drejtës, jurisprudenca dhe menaxhimi ekonomik.

Plotësisht, u diskutuan edhe perspektivat për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe përpjekjet e prëbashkëta për përballje me sfidat rajonale dhe globale, me theks të posaçëm në çështjet e sigurisë, qëndron në kumtesën e MPJdheTJ. ab/

foto: МPJdheTJ

QËNDRONI TË LIDHUR