Ministri Mucunski pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar holandeze Uzlem Xhanel
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanel, informojnë nga MPJ-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 13:19, 20 gusht, 2024
Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanel, informojnë nga MPJ-ja.
"Në takim ministri Mucunski i dëshiroj mirëseardhje ambasadores dhe mision të suksesshëm diplomatik, duke shprehur kënaqësinë e tij për dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, duke shprehur pritjen që gjatë mandatit të saj në vendin tonë me punë të përbashkët të kontribuojë në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit", kumtuan nga MPJ-ja.
Mucunski falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në rrugën tonë evropiane, duke potencuar rëndësinë e partneritetit me Holandën në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen dhe ndihmën në ndërtimin e institucioneve evropiane dhe demokratike në vend.
"Ambasadorja holandeze Xhanel shprehu gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike gjatë misionit të saj diplomatik, duke theksuar se Mbretëria e Holandës do të vazhdojë me mbështetjen parimore në rrugën e vendit tonë drejt BE-së", bëjnë të ditur nga MPJ-ja. rq/
Foto: MPJ