Ministri Mucunski merr pjesë në Forumin e 4-të Diplomatik Antalia
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot do të merr pjesë në Forumin e 4-të diplomatik Antalia (ADF2025), që mbahet prej 11 deri më 13 prill në Antalia, Republika e Turqisë, nën patronazhin e presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe në organizim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.
- Post By Besnik Shuki
- 12:01, 12 prill, 2025

Shkup, 12 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot do të merr pjesë në Forumin e 4-të diplomatik Antalia (ADF2025), që mbahet prej 11 deri më 13 prill në Antalia, Republika e Turqisë, nën patronazhin e presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe në organizim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.
Në kuadër të Forumit, ministri Mucunski do të mbajë fjalim në panel diskutimin me temë "pronësia rajonale për të ardhmen me prosperitet në Ballkan", ndërsa do të realizojë edhe takime të shumta bilaterale me kolegë të tij, ministra të Punëve të Jashtme.
Në epokë të paqëndrueshmërie dhe paparashikueshmërie në rritje, të shënuar nga sfida komplekse dhe kriza të shumta, Forumi Diplomatik Antalia ka për qëllim të analizojë sfidat sistematike, me të cilat përballet rendi shumëpalësh dhe të nxisë një dialog konstruktiv për kthimin e diplomacisë në mjedis shpejtë të ndryshueshëm ndërkombëtar.
Sipas paralajmërimeve, Forumi do të tubojë liderë globalë, krijues të politikave, akademikë, ekspertë të biznesit, si dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile, me qëllim të këmbimit të mendimeve për atë se si diplomacia mund të kontribuojë në veprimin e përbashkët dhe përgjigjen ndaj sfidave globale në botën e fragmentuar. bsh/
Foto: MIA arkiv