• e shtunë, 14 qershor 2025

Ngjarje sportive-rekreative "Shparkase llajf - i pari drejt majës" në Vodno

Ngjarje sportive-rekreative

Shkup, 18 maj 2025 (MIA) - Edicioni i 13-të i ngjarjes sportive-rekreative "Shparkase llajf - i pari drejt majës" do të realizohet sot në malin Vodno në Shkup. Ngjarja i bashkon adhuruesit e malit, sportit dhe rekreacionit në pesë kategori garuese deri në majën e Vodnos: vrapim malor - 4,5 kilometra, çiklizëm malor - 9 kilometra, çiklizëm rrugor - 11,4 kilometra, biçikleta elektrike - 9 kilometra dhe garë tim-billding për kompanitë - 4,5 kilometra.

Sipas paralajmërimit nga organizuesit, garat në çiklizëm do të fillojnë në orën 9:45 nga Muzeu i Qytetit të Shkupit me start para SHF "Koço Racin", ndërsa vrapimi malor dhe gara tim-billding do të fillojnë drejtpërdrejtë para shkollës në orën 10. Rrigicat përfshijnë pika kontrolli tek policia, Vodno e mesme dhe para linjës së cakut në maje.

Në cak, në majën e Vodnos, është paraparë piknik, ndërsa të pranishmit do t'i argëtojnë di-xhej "Vito" dhe bendi "Tingtouns". Është paraparë pas programit argëtues, të mbahet ceremonia e shpalljes së fituesve. ab/

Foto: "Shparkase llajf - i pari drejt majes"

QËNDRONI TË LIDHUR