Ministri Mucunski javën e ardhshme do të marrë pjesë në Delfi forumin ekonomik në Greqi
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Forumin e dhjetër jubilar ekonomik në Delfi, që do të mbahet nga 9 deri më 12 prill, ndërsa në të cilin janë paralajmëruar mbi 1.000 folës nga 55 vende, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
- Post By Melahat Baftija
- 15:04, 2 prill, 2025

Athinë, 2 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Forumin e dhjetër jubilar ekonomik në Delfi, që do të mbahet nga 9 deri më 12 prill, ndërsa në të cilin janë paralajmëruar mbi 1.000 folës nga 55 vende, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Qyteti malor grek m rëndësi antike dhe historike Delfi, si dhe çdo vit do të jetë nikoqir i politikanëve, përfaqësuesve të qeverive, personaliteteve eminentë nga fusha të ndryshme, që do të diskutojnë për një sërë temash aktuale.
Në konferencën për shtyp në Athinë, kryetari i nënkryetari i forumit Delfi, Simeon Comokos dhe Janis Tomatis sot i kanë prezantuar detajet për konferencën vjetore, si dhe temat qendrore, në të cilat do të fokusohen diskutimet, ndëraa duke u përgjigjur në pyetjet e korrespondentes së MIA-s nga Athina, theksuan se edhe këtë vit Ballkani nuk do të mungojë, por jo vetëm nga aspekti i zgjerimit të Bashkimit Evropian, por edhe nga aspekti i energjetikës, ndërsa paralelisht e kanë konfirmuar edhe praninë e Mucunskit në forum.
Siç shpjegoi Comokos, për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit pritet të flasë shefi i diplomacisë Jorgos Gerapetritis, por edhe të mbahet panel-diskutim i veçantë në organizim të fondacionit për politikën e jashtme dhe evropiane ELIAMEP, ndërsa në mënyrë plotësuese, janë planfikuar diskutime edhe për tema energjetike që kanë të bëjnë me rajonin.
Përveç pjesës zyrtare dhe panel diskutimeve, është planifikuar të mbahen edhe dy debate të mbyllura, njëra dedikuar Lindjes së Afërt, tjetra Ballkanit.
Ministri Mucunski është ndër dhjetë shefat e diplomacive që do të jenë pjesë e forumit, ndërsa është konfirmuar pjesëmarrja e ministrave të rajonit, Evropës dhe botës.
Gjithsej do të marrin pjesë 1.018 folës, nga të cilët 617 nga Greqia, ndërsa të tjerët nga jashtë, ndërsa do të ketë përfaqësues nga 55 vende. mb/
Foto: MIA