• e martë, 08 tetor 2024

Ministri Misajllovski për vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë

Ministri Misajllovski për vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë

 Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajori Azim Nuredini, nga komandanti i Komandës Operative, gjeneral brigade Besnik Emini dhe komandanti i Brigadës I të Këmbësorisë, gjeneral brigade Dejan Çiplakovski,  sot i ka vizituar pjesëtarët në kazermën "Çede Filipovski - Dame" në Kërçovë, ku ndodhet batalioni i parë i këmbësorisë.

 

Gjatë vizitës, njoftuan nga MM-ja, ministri Misajllovski nga ana e komandantiti Batalionit të Parë të Këmbësorisë, nënkoloneli Zoranço Ristovski është njoftuar për misionin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësitit, si dhe për përfshirjen e pjesëtarëve të këtij batalioni në misione paqeruajtëse, stërvitje dhe mbështetje të institucioneve të tjera.

 

Siç thuhet në kumtesë, ministri Misajllovski para të pranishmëve theksoi se në periudhën e ardhshme vëmendje më e madhe do t'i kushtohet pajisjes së kapaciteteve për nevojat e Batalionit të Parë të Këmbësorisë.

Në kuadër të vizitës së sotme nga ana e pjesëtarëve është  prezantuar një pjesë e pajisjeve të batalionit të parë të këmbësorisë. 

Foto: MM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR