• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Mexhiti paralajmëroi punësime të reja në sektorin e shëndetësisë

Ministri Mexhiti paralajmëroi punësime të reja në sektorin e shëndetësisë

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar punësime të reja në sektorin e shëndetësisë, të cilat, sipas tij, do të pasojnë pasi institucionet e tjera shëndetësore nën ombrellën e Ministrisë do të prononcohen  se çfarë kuadri u nevojitet.

Ministri në tubimin e sotëm me temën “Shëndet për të gjithë”, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë që u mbajt në Shkup,  tha se janë duke vazhduar bisedimet me të gjitha palët e interesuara.

 "Bisedojmë me të gjitha palët e interesuara dhe me Ministrinë e Financave, FSSHM dhe Qeverinë. Do të gjejmë një zgjidhje, por së pari na duhet një strategji për të bërë programe. Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet shëndetësore që të na treguar se cilat janë nevojat dhe kërkesat e tyre për çfarë zgjidhjesh kadrovike. Të ketë edhe në këtë sistematizim, që të ketë funksionalitet dhe prandaj nuk mund të nxitojmë kaq shumë. Natyrisht duke ditur gjendjen financiare të shtetit, normali duhet të përshtatemi me të, por do të ketë punësime. Do të bëjmë përpiqemi që ta bëjmë sa më shpejt", tha sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

I pyetur për gjendjen në spitalin e Manastirit, pas vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare, Mexhiti siguroi se  në shëndetësi “gjithçka po zhvillohet urgjentisht”.

"Ne jemi mjekë dhe e dimë saktësisht se çfarë është urgjenca dhe çfarë është urgjente, të paktën tek ne, të gjitha punët në shëndetësi kështu po zhvillohen. Por unë kam një muaj që jam ministër dhe normal të gjitha problemet do të përpiqemi t'i zgjidhim", theksoi ministri. 

Prof. Dr. Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, nga ana tjetër, theksoi se një nga prioritetet është rajonalizimi stimulues i shëndetësisë. 

 

"Le të funksionojnë spitalet në Shtip, Dibër, Strugë dhe Koçan, me keqardhje them se tani nuk kemi prerje cezariane  në Koçan që i kemi pasur para 10 viteve. Ky është prioriteti ynë. Çështja e dytë për të cilën duhet të punojmë është ndryshimi i disa ligjeve. Së bashku do të punojmë në atë siç është Ligji për veprimtari shtesë të mjekëve, i cili është shumë stimulues", tha Dimitrovi.

 Lidhur me rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë, ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se premtimi do të realizohet së shpejti.

Dita Botërore e Shëndetit sivjet, e cila shënohet nën moton "Shëndet për të gjithë, shëndet kudo", i kushtohet ndërgjegjësimit për shëndetin e njerëzve në mbarë botën, e cila shënohet  çdo vit më 7 prill, nën patronazh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). 

Nga Ministria e Shëndetësisë  theksuan se këtë vit fokusi do të jetë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët duke siguruar qasje dhe mundësi për të gjithë dhe kudo, në dinjitetin e punonjësve shëndetësorë, në përmirësimin e infrastrukturës së objekteve ekzistuese, investime në objekte kapitale, ndryshim të legjislacionit, reforma në mënyrën e sigurimeve shëndetësore dhe integrim të  plotë elektronik i të gjitha institucioneve publike shëndetësore.

  

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në rekomandimet  me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit theksoi se disa vende të botës kanë bërë përparim të dukshëm drejt qasjes  universale në shërbimet shëndetësore, por gjysma e popullsisë së botës ende nuk ka qasje në shërbimet shëndetësore bazë.

"Miliona njerëz jetojnë në varfëri dhe nuk mund mund t'i paguajnë shpenzimet bazë për shërim. Më shumë se 800 milionë njerëz, 12 për qind e popullsisë së botës, shpenzojnë 10 për qind të të ardhurave të tyre për shpenzimet për kurim për vete, për fëmijët e sëmurë dhe anëtarët e tjerë të familjes. Për gati 100 milionë njerëz, këto shpenzime janë aq të larta sa i çojnë  në varfëri ekstreme, duke i detyruar  të mbijetojnë me vetëm 1.90 dollarë ose më pak në ditë", thotë nga OBSH-ja. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR